Notari ynë, Adell Shaboviq, garoi sot në LO “Parisi 2024”, disiplina e 100 metrave stil i lirë.
Adelli përfundoi me kohë 51.77 sekonda, duke dalë i dyti në baterinë e tij, por pa mundur të kualifikohet në gjysmëfinale.
Në përgjithësi, u rendit i 58-ti nga 79 garues, duke lënë prapa 21 notarë. Koha e tij e sotme është rekord shtetëror.