Kur lëkura jonë bëhet shumë e ngushtë, fibrat e saj fillojnë të shkëputen dhe shfaqen si strija, të cilat zakonisht janë të dukshme, të shëmtuara dhe të vështira për t’u hequr në kushtet e shtëpisë. Sot ne do t’ju tregojmë një recetë që bëhet në shtepi për të eliminuar shenjat e strijave në vetëm 2 javë!
Shenjat e tendosjes zakonisht janë të pranishme, sidomos te gratë shtatzëna, pasi ato rriten dhe ulen në peshë papritmas. Gjithashtu, tek ata që zakonisht janë shumë të paqëndrueshëm në peshën e tyre. Zakonisht, lëkura nuk ka shumë kohë për t’iu përshtatur këtyre ndryshimeve dhe është normale që shenjat e strijave të shfaqen. Por mos u shqetësoni!
Aloe Vera dhe vaji i kokosit, janë dy përbërës të fuqishëm natyralë të cilët do ti përdorim për zhvillimin e kësaj recete fantastike për të hequr shenjat e strijave.
Përbërësit:
115 gram xhel aloe vera
115 gram vaj kokosi
Disa pika vaj esencialë (çfarëdo që preferoni)
Përgatitja:
1.Miksoni në një tas vajin e kokosit dhe aloe veran, i përzieni mirë për të paktën 5 minuta, për të unifikuar përbërësit.
2. Shtoni esencën që keni zgjedhur dhe përzieni mirë derisa të përftohet një masë homogjene.
3. Shtoni përgatitjen në një enë qelqi me kapak dhe e mbani në temperaturë dhome.
4.Përdorni këtë recetë në shtëpi për të hequr shenjat e strijave çdo ditë pas larjes sepse atëherë poret e lëkurës tuaj janë më të hapura.
Gëzoni të gjitha përfitimet e këtij kremi dhe mos harroni të konsumoni shpesh ushqime të pasura me kolagjen për të forcuar lëkurën, flokët dhe thonjtë tuaj!