“Nëpër kohë” mban titullin kënga më e re e Elinel, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
Projekti është prodhim i Deard Sylejmanit, i cili e ka bërë edhe ‘beat-in’ dhe instrumentalin.
Ndërkaq, si gjithmonë, tekstin e ka shkruar vet Granit Bajraktari (emri i vërtetë i Elinel).
“’Nëpër kohë’ është publikuar tash, etiketojeni një person të dashur”, ka shkruar reperi në njoftim.
Edhe për konceptin dhe realizimin e videoklipit është angazhuar vet Elinel që është publikuar nga Fole Publishing.