Eliza Dushku është shtatzënë

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Eliza Dushku është duke e pritur fëmijën e saj të parë. Ish ylli i “Buffy The Vampire Slayer” ia konfirmoi lajmin e gëzuar “Us Weekly” në një shfaqje të dokumentarit të saj të ri, “Mapplethorpe”, në Cinepolis Chelsea në New York, të enjten.

Image

Eliza u shoqërua nga bashkëshorti i saj me të cilin është e martuar tash e gjashtë muaj, Peter Palandjian – drejtorin ekzekutiv të Interkontinental Real Estate Corporation, dhe tha për revistën: “Jemi shumë të ngazëllyer. Sapo u martuam në gusht. Është një vit i veçantë për ne.”

Dushku “debutoi” barkun e saj të vogël shtatzënë në tapetin e kuq në këtë ngjarje.

Aktorja gjithashtu po përfundon Universitetin Suffolk, ku po e studion shërimin holistik, varësinë dhe traumën.

“Kam qenë shumë e emocionuar për atë që po e bëj me jetën time këto ditë” tha nëna e ardhshme 38-vjeçare. “Unë kam jetuar në Boston. Tani do të diplomoj në kolegj… jam e sapomartuar dhe jam shumë e emocionuar në lidhje me këtë kapitull të ardhshëm në jetën time.

“Kam luajtur qëkur isha nëntë vjeç dhe jam duke i gjetur këto gjëra të reja me të cilat jam shumë e emocionuar. Ky ka qenë një vit i madh, por një vit i mrekullueshëm”.

Ky do të jetë fëmija i parë i Dushkut, por bashkëshorti i saj 54-vjeçar, i ka tashmë katër fëmijë nga një lidhje e mëparshme.

Eliza, e cila më parë ishte në lidhje me lojtarin e pensionuar të basketbollit, Rick Fox, producentin Brent Bolthouse dhe komedianin Seth MacFarlane, u zhvendos në Boston, Massachusetts, në vitin 2016 për të studiuar në Universitetin Suffolk.

Ajo e kishte një fillim të rëndë në vitin 2018 para se të martohej, pasi zbuloi se ishte keqtrajtuar si fëmijë në setin e filmit “True Lies” në një postim të hapur në Facebook. Ajo gjithashtu thuhet se ka marrë shumë të madhe parash nga drejtuesit e rrjetit CBS pasi që ngriti akuza të ngacmimeve seksuale kundër kolegut të saj në dramën “Bull”, Michael Weatherly.

Pretendimet dolën në dritë si pjesë e një hetimi që u mor me sjelljen e ish-drejtorit ekzekutiv të CBS Leslie Moonves, pas akuzave për abuzim seksual të bëra kundër tij.

Ajo thuhet se u përball me Weatherly për sjelljen e tij, dhe pak kohë pas kësaj asaj iu tha se karakteri i saj është larguar nga seriali, pavarësisht nga fakti se ajo e kishte një rol të rregullt në seri.

Pas vendimit Eliza thuhet se e kishte nënshkruar një marrëveshje konfidenciale me CBS për 9.5 milionë dollarë – shumën e vlerësuar që ajo do ta kishte fituar si anëtare e kastës për katër sezonet në seri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme