Eliza Hoxha e PDK-së: Projektligji për arkiva shtetërore ka nevojë për ndryshime

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 13:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e PDK, Eliza Hoxha në seancën e sotme parlamentare ka thënë se partia e sajë ka analizuar projektligjin për arkiva shtetërore mirëpo siç thekson ajo ka nevojë për ndryshime, raporton Ekonomia Online.

Ajo shtojë se investimet në këtë drejtim janë të domosdoshme dhe se institucionet duhet të kenë vëmendje karshi këtij institucioni.

“Agjencia e arkivave shtetërore është anëtare e këshillit të arkivave. Gjendja aktuale e ruajtjes së dokumentacionit investimet në infrastrukturë janë të domosdoshme. Prandaj në qeveri që të kemi tryezë këtë projektligj duhet të dihet prioriteti dhe përgjegjësia. Pse vetëm arkiva shtetërore të ketë trajtim ndryshe. Prandaj ftoj më shumë vëmendje karshi këtij institucioni. Ju kisha lut me i disiplinu kolegët deputet”, tha ajo.

Të ngjashme