Arkitektja dhe artistja Eliza Hoxha ka treguar arsyet se pse u inkuadrua në politikë duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Hoxha përmes një postimi në Facebook ka treguar se pse ka zgjedhur që të jetë pjesë e PDK-së pvarësisht ftesave që i ka pasë ndër vite edhe nga partitë e tjera, njofton Klan Kosova.
Më poshtë postimi i saj i plotë:
Të dashur miq, nga sot e tutje aktivizmi im publik shkon në një shkallë tjetër të aktivizmit edhe politik e vendimarrës për qytetin dhe vendin.
Në shumë ftesa që kam pasur ndër vite nga parti të ndryshme – PDK ka qenë ajo që vazhdimisht ka krijuar hapësirë për angazhim dhe kontribut.
Mendoj që tani ka një moment tjetër për Prishtinën, shumë gjëra emergjente për t’u adresuar e shumë të tjera për t’i rimenduar bashkë me Uran Ismailin e të tjerët.
Me dashni për qytetin!