Ish deputeti , president i ‘Elkos Group-Etc’, biznesmeni i njohur kosovar Ramiz Kelmendi sapo ka bërë të ditur se ka firmosur një donacion në vlerë mbi 100 mijë euro, për dhurim të 460 LapTop-ëve të rinj në mbështetje të mësimit Online.
Kelmendi ka bërë të ditur se shpërndarja do bëhet përmesë Komunave, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Ky donacion vjen si pjesë e donacioneve që Kompania ‘Elkos Group-Etc’, ka ndërmarrë tradicionalisht e veçmas gjatë shpalljes së gjendjes pandemike në Kosovë.
Postimi i plotë:
‘Elkos Group – ETC’ i përgjigjet thirrjeve të komunave për mbështetje të nxënësve me nevojën e ndjekjes së mësimeve Online. Ndanë Llap-Top në vlerë mbi 100 mijë euro!
Të dashur miq, sapo firmosa donacionin për ndarjen e 460 Laptopë-ve të rinjë me performancë të mjaftueshme dhe me vlerë financiare mbi 100 mije euro. Shpërndarja do bëhet përmesë Komunave, në tërë territorin e Republikes së Kosovës.
Të nderuar Qytetarë, Grupi ‘Elkos-ETC’, si kompani me renome ndërkombëtare, rajonale dhe vendore u është mirënjohes për kontributin që ju po e bëni drejtpërdrejt duke blerë në objektet tona tregtare dhe me shumicë. Kjo na obligonë që me këto të mira financiare të krijuara, të kontribuojmë tek qytetarët me nevojë, e në veçanti në këtë kohë pandemie e edhe kur është nevoja për gjeneratat pasuese.
Grupi ‘Elkos –ETC’ ka bërë edhe donacione tjera për kohën e pandemisë dhe me këtë rast falënderojë stafin menaxhues punëtorët në industrinë prodhuese, industrinë e shitjes me shumicë dhe pakicë, ata të rrjetit tregtarë dhe industrinë e transportit Ndërkombëtarë dhe Vendorë.”-ka njoftuar Ramiz Kelmendi.