Moderatorja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres ka folur haptas rreth një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur në adoleshencë.
DeGeneres ka zbuluar se është sulmuar seksualisht nga njerku i saj në adoleshencë, transmeton Klan Kosova.
Ellen nuk zbuloi emrin e njerkut të saj, por foli hapur për përvojën traumatike, që pretendon se ka ndodhur kur nëna e saj u martua me ‘një njeri shumë të keq’ dhe u diagnostikua me kancer të gjirit menjëherë pas kësaj.
“Kur mami ishte jashtë qytetit më tha se kishte ndjerë një gungë në gjoksin e saj dhe kishte nevojë të prekte gjoksin tim. Ai më bindi se duhet të ndjente gjoksin tim dhe u përpoq ta bëjë dhe një herë tjetër, pastaj edhe një herë tjetër.”
Moderatorja shtoi se ajo nuk donte t’i tregonte nënës së saj për incidentin në atë kohë, sepse e dinte se do ti shkatërronte lumturinë.
“Jam e zemëruar me vetëm sepse ju e dini, isha shumë e dobët për ta ndalur. Isha 15 ose 16 vjeç,”-tha Ellen.
“Është një histori e tmerrshme dhe unë po tregoj detaje për shkak se nuk dua që vajza të tjera të jenë viktimë e së njëjtës gjë. Mos e lejoni kurrë dikë ta bëjë këtë. Kurrë nuk duhet ta kisha mbrojtur,”-u shpreh 61-vjeçarja. “Duhet të kisha mbrojtur veten dhe nuk i tregova mamasë për disa vite. Dhe kur i tregova nuk më besoi. Më pas qëndroi me njerkun edhe për 18 vite. Dhe më në fund e la sepse ai e ndryshoi versionin e historisë disa herë”.