Arsenali raportohet se do t’i ofrojë kontratë të re Mohamed Elnenyt.
Kontrata e egjiptianit skadon më 30 qershor të këtij viti, por ai nuk pritet që të largohet si lojtar i lirë, transmeton Gazeta Express.
Elneny ka zhvilluar paraqitje fantastike së fundi në Premierligë. Ai ka startuar në të katër ndeshjet e fundit, që skuadra londineze i ka fituar radhazi.
Dhe, sipas “The Athletic”, Arsenali ka nisur bisedimet me 29-vjeçarin për rinovim të kontratës.
Mikel Arteta besohet se e pëlqen stilin e lojës së Elnenyt, teksa “Topçinjtë” presin që marrëveshja për rinovim të arrihet.
Mohamed Elneny është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016. Ai në “Emirates Stadium” ishte transferuar nga Baseli për 12.50 milionë euro.