Një sukses tjetër ka shënuar kompania “Space X” e cila lansoi pa ndonjë problem prototipin e raketës “Starhopper”, duke arritur ta ngrit 150 metra mbi tokë dhe ta zbret në pikën e paraparë.
Fluturimi ka zgjatur 57 sekonda, kurse “Starhopper” nga një platformë e montuar është ngjitur në 150 metra lartësi dhe më pas ka zbritur në një platformë tjetër.
“Urime, ekipit të Space X”, ka shkruar drejtori ekzekutiv i kompanisë Elon Musk.
“Starhopper” vihet në lëvizje me një motor të gjeneratës së re që “Space X” është duke e zhvilluar për përdorim në “Starship” dhe në raketat tjera të mëdha si “Superheavy”.