Ëndrra e Elon Musk, u bë realitet të shtunën pasdite, pas një prove të dytë. Lëshimi Space X, ku në bordin e Crew Dragon janë dy astronautë të NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken, i jep fund një pauze nëntë vjeçare të agjencisë hapësinore. Kjo shënon gjithashtu herën e parë që një mision i zhvilluar dhe operuar në mënyrë private, jo nga NASA, që dërgon astronautë në hapësirë.
SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, u lëshua nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida dhe udhëtimi deri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pritet të zgjasë 19-orë. Presidenti Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence ishin të pranishëm në Cape Canaveral për të parë nisjen, ku lista e të ftuarve ishte mjaft e kufizuar, për shkak të pandemisë COVID-19.
Elon Musk e konceptoi SpaceX në 2001 për të dërguar një serë në Mars. Shpresa e tij ishte se misioni do të ringjallte interesin e Amerikës për udhëtimin në hapësirë. Nga ajo kohë e deri më sot, kompania ka pasur shumë risi, duke përfshirë lëshimin dhe rikuperimin e një rakete, dërgimin e një anije kozmike në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor dhe dërgimin e një sonde jashtë orbitës së Tokës.