Elon Musk shet afro 8 milionë aksione të Tesla-s

Prishtinë | 10 Gus 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, ka shitur 7.9 milionë aksione të Tesla ditët e fundit, duke mbledhur 6.9 miliardë dollarë me shitjet e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shitjet nga e premtja deri të martën u zbuluan në një seri dosjesh në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të martën vonë në mbrëmje.

Ato shënojnë shitjen e parë të aksioneve të Tesla nga Musk që nga prilli, kur ai shiti 9.6 milionë aksione, duke mbledhur 8.5 miliardë dollarë në atë kohë.

Këto shitje të prillit erdhën menjëherë pasi Musk kishte arritur një marrëveshje për të blerë Twitter për 44 miliardë dollarë.

Por një muaj më parë ai njoftoi se nuk ka në plan të vazhdojë me atë marrëveshje.

Twitter vazhdoi me padi për të detyruar Musk të vazhdojë me marrëveshjen sipas kushteve të arritura në prill. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme