Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut Veton Elshani, ka folur rreth rastit të Faton Hajrizit, i cili ka marrë vënendjen e opinionin jo vetëm në Kosovë.
Elshani tha se nëse policia e Kosovës do ta ndalonte Hajrizin, situata do të përfundonte njësoj sikurse ndodhi në Serbi.
“E keqja e kësaj është që ai është vrarë në Serbi. Me siguri nëse ne do të takoheshim me të do të kishim humbje të njëjta”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania transmeton Klankosova.tv
Numri dy i policisë për rajonin e veriut, tha se Faton Hajrizi, ka qenë “person me të kaluar të bujshme kriminale”.
Prandaj, sipas Elshanit nuk do të ishte befasi edhe sulmi ndaj Policisë.