Elshani: Procesi zgjedhor në veri të Kosovës po shkon pa probleme

Prishtinë | 12 Tet 2025 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në veri të vendit po zhvillohet pa ndonjë problem të theksuar.

Sipas tij, i gjithë angazhimi i institucioneve të sigurisë është në nivelin e duhur dhe situata është e qetë.

“Kemi prokuror që janë të caktuar për rastet e mundshme që mund të ndodhin. Çdo gjë është në nivel”, ka thënë Elshani.

“Çdo gjë është në rregull, detyrat po kryhen siç është e parapame, s’ka ndonjë problem për me theksu në aspektin e sigurisë”

Të ngjashme