Elton John i sigurt se koncertet do të mbijetojnë

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Pesëdhjetë vjet më parë, Sir Elton John mbajti koncertin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kohën e këtij koncerti, i cili u mbajt në Troubadour të Los Angelesit, ishte i panjohur në SHBA. Albumi debutues nuk po i shitej në horizont dhe koncerti ishte kumar për të.

Studioja e tij në SHBA, “UNI”, pagoi 10 mijë dollarë për një seri prej gjashtë koncertesh. Për të mblodhi disa prej emrave më të njohur të muzikës.

Një natë më parë, Sir Elton u prezantua nga Neil Diamond. Para skenës me interes po e dëgjonin yjet, si Quincy Jones, Linda Ronstadt, Britan Wilson dhe krejt grupi “Beach Boys”.

Mirëpo mysafiri më i rëndësishëm i këtij koncerti ishte kritiku i muzikës pop Robert Hilburn, që punonte për gazetën “LA Times”.

“Kënaqësi!” kishte shkruar ai në kritikën për koncertin. “Muzika rock e ka një yll të ri”, kishte shkruar ai. Pasi e lavdëroi prezencën e yllit britanik në skenë dhe për muzikën origjinale, kritiku kishte shkruar se “e marta mbrëma në Troubadour ishte veç fillimi”.

Koncerti ia ndryshoi përgjithmonë karrierën yllit të ri britanik. Brenda pak javësh, albumi me emër të tij pushtoi top-listat amerikane, duke arritur në vendin e katërt. Në janarin e vitit 1971, “Your Song” ia mundësoi pozitën e parë në mesin e dhjetë këngëve më të mira.

Por kur Sir Elton John feston përvjetorin e koncertit, që i dha hov karrierës së tij, “The Troubadour” është në probleme.

Një prej koncerteve të pavarura të Los Angelesit, që prej 11 marsit është mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Deri në fund të vitit i kanë mbetur të parealizuara edhe pesë projekte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme