Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.
Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. Gjithashtu ajo është mjaft e angazhuar edhe duke dhënë koncerte të shumta apo duke performuar në clube-t më në zë, jo vetëm në Shqipëri. Dhe, si gjithmonë salla arrin të mbushet plot me fansat e këngëtares.
E si një artiste mjaft e arrirë tanimë, padyshim që pas gjithë sukseseve të saj ‘fshihet’ një punë dhe lodhje shumë e madhe dhe qëndrimi prej kaq shumë vitesh në listën e këngëtareve më të pëlqyera nuk mund te jetë thjesht fat. Teksa ka fshirë fjalët “Ajo është me fat’, Elvana ka shkuar “Ka punuar fort”.
Të shumtë janë ata që e pëlqejnë çdo projekt të Elvanës, por gjithashtu e vlerësojnë dhe për artisten me plot vlera por njëkohësisht edhe shumë të thjeshtë që ajo është. Para pak ditësh Elvana Gjata elektrizoi publikun e “Sunny Hill Festival” me performancën e saj, por emocionet më të mëdha me siguri i ka ndier një nga njerëzit më të dashur.
Këngëtarja ka ndërprerë për pak çaste performancën e saj për t’i uruar ditëlindjen babit të saj. Videon Elvana e postoi dhe në llogarinë e saj në Instagram.