Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, ka folur pas shkarkimit të Shkëlzen Gashit nga pozita e këshilltarit, pas deklaratës së tij për krimet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai tha se Gashi është vetëm një person dhe mund të goditet, pasi nuk ka fuqi që të bëjë keq ose mirë.
Hoxha theksoi se 80 deputetët janë një bandë e madhe që po i bëjnë keq Kosovës.