Hapat e parë i filloi si modele për të vazhduar me aktrim në serialin “O sa mirë” ku edhe u bë më e njohur e shumë e dashur për publikun.
Bëhet fjalë për Ema Ukën e cila menjëherë pas largimit nga seriali në fjalë u transferua në Holandë ku po jeton tash e disa muaj dhe sipas disa fotografive të postuara duket se po e shijon në maksimum eksperiencën e re.
Një tjetër fotografi e postuar pikërisht sot nga aktorja, na tregon se së fundmi ajo është pajisur edhe me pasaportën holandeze e siç duket ky transferim i aktores do të jetë i gjatë dhe në Kosovë do ta shohim vetëm në vizitë si turiste, raporton Prive.al.