Eman Rrahmani thotë se listës së tyre i është bashkuar Mërgim Mavraj

Prishtinë | 11 Dhj 2024 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj i është bashkuar “Listës për Familjen”.

Kjo është konfirmuar për Reporterin nga deputeti Eman Rrahmani.

Ai tha se Mavraj do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Po është e vërtetë. Mërgim Mavraj është bërë pjesë e “Listës për Familjen” dhe do të jetë kandidat për deputet”, tha Rrahmani

Kujtojmë se sot është afati i fundit për partitë politike për të dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputet.

Të ngjashme