Para se artet marciale të përziera (MMA) të depërtonin në skenën e madhe, të udhëhequra nga Ronda Rousey e Conor McGregor, kishte ende një bazë të përcjellësve fanatikë.
Dhe tek ata adhurues të hershëm asnjë luftëtar nuk ishte më i adhuruar sesa ai i peshës së rëndë Fedor Emelianenko. Por, Emelianenko kurrë nuk ka luftuar në serinë më të madhe të arteve marciale të përziera, në UFC.
Emelianenko, një rus i lindur në Ukrainë, ishte idhull në mesin e tifozëve të hershëm të MMA-së për shkak të nokauteve të tij shkatërruese dhe për një seri prej tetë vjetëve e 28 meçeve pa humbje në seritë si Rings, Pride dhe Strifeforce.
Shumica e meçeve të tij zhvilloheshin në Japoni, ku MMA-ja po lulëzonte..