Emërimi i Mentor Hysenit në krye të ATK-së, Deliu: Kurti shokët dhe familjarët tani po i mban për poste dhe dasma

Prishtinë | 13 Gus 2025 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas emërimit të Mentor Hyseni drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ajo ka thënë se dikur Kurti premtonte se nepotizmi do të mbetej kujtim i keq, e sot e paska emëruar militantian e VV-së.

“Dikur, Albin Kurti premtonte se nepotizmi do të mbetej vetëm kujtim i keq”

“Sot, paska emëru ish kandidatin për deputet, militantin partiak Mentor Hyseninin, në krye të ATK-së. Qeveria që thoshte “s’ka vende pune për shokë e familjarë” tani i mban të dyja listat bashkë: për dasma dhe për poste”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme