Emërllahu shpërtheu në lot pas largimit nga Cluji

Prishtinë | 30 Dhj 2025 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Clujit, Daniel Pancu, ka zbuluar se ndarja me Lindon Emërllahun ishte jashtëzakonisht emocionuese, si për lojtarin ashtu edhe për klubin.

Emërllahu u largua nga Cluji për t’u transferuar në Ukrainë te skuadra Polissya Zhytomyr.

Pancu në një intervistë për “Digi Sport” ka deklaruar se Emërllahu ka shpërthyer në lot pas largimit nga Cluji.

“Emërllahu u largua, dhe ka edhe disa lojtarë që nuk jemi shumë të kënaqur me ta. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Emërllahu na la me lot në sy, një tregues i karakterit të tij të jashtëzakonshëm. Nuk di asgjë për situatën e lojtarëve, kush po largohet dhe kush po vjen”, ka thënë 48-vjeçari Pancu.

Emërllahu është vlerësuar shumë në futbollin rumun. Ai ishte prej mesfushorëve kryesor të Clujit.

Reprezentuesi i Kosovës me skuadrën Polissya Zhytomyr ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Në 41 ndeshjet e zhvilluara me fanellën e Clujit, Emërllahu kontribuoi me gjashtë gola dhe tri asistime. E fitoi edhe Kupën e Rumanisë.

Të ngjashme