Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se janë emëruar anëtarët e komisioneve të përhershme të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ndër të tjera thuhet se takimi i sotëm ka filluar me aprovimin e kërkesës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për vazhdimin e mandatit të Udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm dhe atij për të Mitur në këtë prokurori.
Në këtë takim janë emëruar anëtarët e katër komisioneve të përhershme të KPK-së si në vijim:
Komisioni për Çështje Normative përbëhet nga: Armend Zenelaj, kryesues, Bahri Hyseni dhe Ilir Morina, anëtarë.
Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel përbëhet nga: Ariana Shajkovci, kryesuese, Haki Geci dhe Bedrie Syla-Alshiqi, anëtarë.
Komisioni për Administrimin e Prokurorive përbëhet nga: Veton Shabani kryesues, Sevdije Morina dhe Jovo Radovic, anëtarë.
Komisioni për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve përbëhet nga: Ardian Hajdaraj, kryesues, Agron Qalaj dhe Enver Sokoli, anëtarë.
“Po në këtë takim, para anëtarëve të KPK-së kanë prezantuar projektet e tyre që implementojnë në sistemin prokurorial të Kosovës partnerët nga Ambasada Amerikane, Zyra e BE-së në Kosovë dhe projektit i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë. Në fund është mbajtur seancë dëgjimore për një rast disiplinor ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me ç’rast është marrë vendimi përkatës, i cili do të bëhet publik pasi që të bëhet përfundimtar, ashtu siç është i përcaktuar me ligj, si dhe është vazhduar transferimi i përkohshëm për dy prokurorë, një në Prokurorinë Themelore të Gjakovës dhe një në atë të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.