Bujar Cakolli nga PDK-ja është emëruar sot zv/ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Ai në një postim në Facebook ka falenderuar Kadri Veselin dhe strukturat e partisë.
“Sot, mora një njoftim të rëndësishëm për mua, familjen time, përkrahësit dhe Degën e PDK-së në Prishtinë, për emërimin tim si zëvendës ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Falënderoj besimin e dhënë nga Kryetari Kadri Veseli dhe strukturat e partisë për përgjegjësinë e re, mjaftë sfiduese. Na prift e mbara”, ka shkruar ai