Emërohet komisioni për dhënien e provimit të Jurisprudencës

Prishtinë | 15 Dhj 2023 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Në seancën plenare të premten, Kuvendi i Kosovës me 65 vota për, ka votuar pro emërimit të komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.

Komisioni do të jetë me këtë përbërje:

Fejzullah Rexhepi, kryetar i Komisionit dhe Faton Bajrami, zëvendëskryetar, pyetës për lëndën: E drejta civile (Materiale dhe procedurale);

Sebahate Hoxha-Pepaj anëtare dhe Isuf Sadiku zëvendësanëtar, pyetës për lëndën; E drejta penale (Materiale dhe procedurale);

Nora Bllaca-Dula, anëtare dhe Afërdita Mulhaxha, zëvendësanëtare, pyetës për lëndën: E drejta kushtetues dhe baza e sistemit gjyqësor;

Franciska Zhitija-Ymeri, anëtare dhe Saranda Bogaj-Sheremeti, zëvendësanëtar, pyetës për lëndën: E drejta tregtare, e drejta e punës dhe e drejta administrative;

Rrustem Thaçi, anëtar dhe Javorka Perlinçeviq, zëvendësanëtare, pyetës për lëndvn: E drejta e Bashkimit Evropian,

Ndryshe, ky Komision i ishte rekomanduar deputetëve më 31 tetor 2023 nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imuntete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Të ngjashme