Emërohet komisioni që do ta zgjedhë drejtorin e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit

Prishtinë | 21 Qer 2024 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e 210’të, në të cilën u u emërua një komision pesë anëtarësh që do ta zgjedhë drejtorin e Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Në përbërje të këtij komisioni janë:

1. Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kryesues;

2. Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar;

3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

4. Ahmet Gashi, U.d. i Udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar;

5. Besnik Aliu, Ekspert i jashtëm, anëtar.

Të ngjashme