Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, mendon se Chelsea dhe Manchester Unitedi janë favorit për të përfunduar në top katërshe.
Derisa Manchester City, Liverpooli e Tottenhami janë shkëputur në tri pozitat e para, lufta më e madhe është duke u bërë për pozitën e katërt, vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Për këtë pozitë, luftojnë tri skuadra të mëdha; Arsenali, Manchester Unitedi dhe Chelsea – kjo e fundit aktualisht veçse gjendet aty me 50 pikë, dy më shumë se Unitedi dhe tri më shumë se Arsenali.
Sipas Emery, do të jetë shumë e vështirë deri në fund për të rrëmbyer pozitë e katërt, i cili si favorit i sheh Arsenalin dhe Unitedin.
“Është e vështirë, sepse para kemi dy ekipe më të mira se ne. Por, gjithçka është e mundshme, ka edhe shumë ndeshje. Jemi tri pikë prapa Chelseat dhe vetëm dy pikë prapa Manchester Unitedit, që janë dy skuadra të mëdha”, tha Emery.
“Ne duhet të mendojmë se mund t’ia dalim që të përfundojmë në top katërshe, edhe pse do të jetë e vështirë”.