Trupi i një emigranti është gjetur i lidhur me një krevat në mes të një rruge në Arabinë Saudite. Raportohet se trupi i tij ishte i mbushur me plumba.
Emigranti i vdekur u gjet në një rrugë kryesore jashtë qytetit jug-perëndimor të Abhës, pranë Detit të Kuq.
Sipas një deklarate të policisë, ai ishte qëlluar me një mitraloz.
Viktima nuk është identifikuar, por thuhet se ishte një imigrant i paligjshëm rreth 30 vjeç.
Trupi i tij ishte lidhur në një shtrat i mbuluar me batanije.
Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të përcaktuar identitetin e viktimës dhe atë të të dyshuarve të vrasjes.
Në pamjet e publikuara shihet krevati në mes dy korsive të rrugës.
Policia e Arabisë Saudite tha se nuk e dinë nëse burri u vra në krevat ose nëse u vendos aty pasi u qëllua.