Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilja Rexhepi, rikonfirmoi se do ta mbështesë votimin e Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.
“Patjetër që do ta votojë Qeverinë. Ne jemi pjesë e Qeverisë. Unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministre. Jemi pjesë e Qeverisë 3”, tha Rexhepi.
E pyetur a e ka marrë pozitën e ministres Duda Balje, Rexhepi u përgjigj:
“Dikush prej boshnjakëve duhet të jetë. Unë nuk jam kundër. Këtë e vendos kryeministri”, tha Rexhepi.