Emily Blunt dhe Jamie Dornan vijnë së bashku në romancën e re me titull, “Wild Mountain Thyme”.
Me një ngjarje, e cila zë vend në Irlandë, filmi fokusohet në historinë e Anthonyt i portretizuar në film nga Jamie Dornan, i cili punon në fermën e familjes së tij dhe nënçmohet vazhdimisht nga babai, i portretizuar në film nga Christopher Walken. Duke qenë i turpshëm dhe me një natyrë të qetë, Anthony nuk arrin të kuptojë se mikja e tij e fëmijërisë, Rosemary e cila në film portretizohet nga Emily Blunt, ka disa vjet të që është e dashuruar në të. Të ngatërruar mes zënkave rreth tokave të familjes së tyre, megjithatë mes dyshes, Anthony dhe Rosemary, lind një shkëndijë dashurie.
Regjinë e këtij projekti e ka bërë John Patrick Shanley, ndërsa filmi është adaptuar nga shfaqja e tij e Broadwayit e inskenuar në vitin 2014, “Outside Mullingar”, transmeton Koha.
Amelia Warner, e cila është e martuar me aktorin e filmave “Fifty Shades”, Jamie Dornan, e ka kompozuar muzikën e filmit. Ajo më së miri njihet për punën në filmin e vitit 2018, “Mary Shelley”, në të cilin luante aktorja Elle Fanning. Filmi po ashtu e përfshinë një këngë origjinale, e cila ende nuk është zbuluar për publikun.
“Wild Mountain Thyme” do të lansohet nëpër kinema nga 11 dhjetori i këtij viti.