Modelja e njohur nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj, ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen e 38-të.
Në po të njëjtën ditë ka lindur edhe djali i saj, Sha Yosef Nazarian, i cili mbush plot një vjet jetë.
Me këtë rast është bërë një dedikim nga superylli, teksa ka shpërndarë një fotografi me të birin në rrjete sociale.
“Ne kemi në të njëjtën datë ditëlindjen. Si nëna si djali”, tha ajo.Lexo po ashtu:Emina Çunmulaj bëhet nënë për herë të tretë
“Dhe e gjithë kjo: ‘Dashuria e parë e djalit është nëna e tij, 100 për qind e vërtetë”, shton më tej Çunmulaj.
Emina përndryshe prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian, me të cilin përveç djalit kanë bashkë edhe dy vajza.