Modelja e njohur, Emina Cunmulaj, është duke pritur që të bëhet nënë për herë të tretë.
Ajo ditë më parë me një imazh tejet të ëmbël me dy vajzat që paralajmëroi shtatzëninë, duke zbuluar se është djalë.
Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Emina është shfaqur me barkun e fryrë.
Bukuroshja brune zgjodhi që të vesh bikini të kuqe, derisa u vërejt se ishte tejet e buzëqeshur.
“Duke numëruar ylberët, jo stuhitë”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Kujtojmë se Emina dhe Sam Nazarian u martuan në vitin 2015, teksa tani ndajnë dy vajza së bashku.