Në Mal të Zi më 30 gusht do të mbahen Zgjedhjet Parlamentare.
Partitë shqiptare do të dalin me dy lista zgjedhore pasi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme.
Sido që të jetë, shumë shqiptarë të Malit të Zi kanë ardhur nga diaspora vetëm e vetëm që me votën e tyre të çojnë sa më përpara shqiptarët në zgjedhjet e 30 gushtit.
E njëra ndër to është edhe modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, e cila ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në vendlindje, duke shprehur mbështetjen e saj për Listën Shqiptare.
“Shihemi së shpejti Malësi. Hajde, vëllezër e motra…koha është tani. Të gjithë së bashku në vota për numër 10”, ishte thirrja që Emina bëri pak ditë më parë në Instagram.
Ndërkohë, së fundmi ja ka ndarë me ndjekësit edhe disa imazhe tjera, duke treguar momentet e këndshme që po shijon në Malësi të Madhe.