Modelja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj, ka publikuar foto “drithëruese” nga momentet e lindjes së fëmijës së saj.
Modelja që vepron në Amerikë ka publikuar në rrjetet sociale disa prej fotove të saj në momentin kur u bë nënë.
Dihet që është një moment i dhimbshëm dhe këtë e tregojnë edhe pamjet e mëposhtme, por nuk mund të mohojmë as lumturinë e gëzimin që një femër përjeton në ato çaste.
Bukuroshja ka falënderuar motrën dhe bashkëshortin që e kanë shoqëruar gjatë sjelljes në jetë të vajzës së saj.
Fotot janë publikuar në kuadër të Ditës së Nënës.
https://www.instagram.com/p/BUFVrAsDMSz/?taken-by=eminacunmulaj&hl=en