Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin ku prehen viktimat e masakrës së vitit 1995 gjatë luftës në Bosnje.
Në llogarinë e saj në Instagram, Emina ka ndarë disa fotografi ku shihet e mbuluar me shami, ndërsa ecën mes varreve të të vrarëve. Pamjet, të ngarkuara me emocion, shoqëroheshin me një mesazh të fuqishëm reflektimi dhe kujtese.
“Vizita sot në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës ishte një udhëtim emocional në një vend ku çdo emër, çdo gur, mban një histori humbjeje dhe dhimbjeje të paimagjinueshme. Qëndrimi këtu është një kujtesë se duhet të kujtojmë, të nderojmë dhe të flasim — që bota të mos e harrojë kurrë Srebrenicën”, – ka shkruar ajo.

