Modelja e njohur shqiptare është prej vitesh e martuar me miliarderin iranian, Sam Nazarian.
Çifti jetojnë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe janë prindër të dy vajzave.
Megjithëse ka qenë e paragjykuar për martën e saj me një person të një nacionaliteti tjetër, Emina, ka zbuluar së fundmi se ajo ka qenë e martuar edhe me një shqiptar në martesën e saj të parë.
Në një intervistë për TV Klan, ajo thotë se martesa e saj e parë me një burrë shqiptar nuk i kishte ecur.
“Kam qenë e martuar me një shqiptar si një vajzë e vogël pothuajse, pasi që ika në Amerikë prindërit nuk ma lejojnë të kisha të dashur, traditat shqiptare dhe unë direkt u martova dhe nuk eci. Shumë njerëz paragjykojnë se e kam marrë djalin jo shqiptar, e pata një shqiptar nuk eci”, ka thënë modelja shqiptare.
Çunmulaj përndryshe ka treguar se është shumë e lidhur me rrënjët e saj dhe se e viziton vendlindjen e saj së paku një herë brenda vitit. /Telegrafi