Eminem duket se është shumë i dhënë pas Nicki Minaj.
Në fund të muajit maj nisën spekulimet se reperët kishin nisur një lidhje dashurie, krejt kjo pasi ishte vetë Minaj që në një koment në Instagram kishte shkruar se të dy ishin në lidhje.
Pas kësaj, të dy reperët kishin nisur të flisnin lidhur me këtë, por shumë shpejt, fansat e kuptuan se kjo mund të ishte një shaka e tyre ose një “mashtrim” , transmeton Klan Kosova.
Por, tani Eminem po jep sinjale se vërtetë mund ta pëlqejë reperen (apo po mashtron sërish?). Gjatë vikendit të kaluar, ai bëri një lutje publike për këngëtaren e hitit “Anaconda” derisa ishte duke performuar në Governors Ball në New York.
“Nicki, le ta bëjmë këtë”, thotë reperi duke bërtitur në një video të postuar nga The Blast.
“Do t’iu tregoj diçka për Nicki që as ajo vetë nuk e di…ne përshtatemi shumë. Kjo është e gjitha që doja të thoja, falemnderit që më latë që të rrëfehem”, vazhdoi ai.
Madje, ai edhe e ka quajtur Nickin si “gruaja” e tij, në një moment të caktuar.
Një javë para kësaj ngjarje, Eminem bëri të njëjtën gjë duke i thënë turmës në Boston se ai dëshironte të ishte në lidhje me të.
“Sa njerëz duan që unë të jem në lidhje me Nicki Minaj?”, e pyeti ai turmën e cila u ekzaltua. “Edhe unë”, tha ai më pas.
Vetë reperja ka nënkuptuar se ajo dhe Eminem kishin pasur një lidhje dashurie më parë. Në këngën “Big Bank”, Nicki ndër të tjera e përmend edhe emrin e reperit.