Eminem i hutoi të pranishmit në Academy Awards me interpretimin e “Lose Yourself” që kishte fituar Oscar para 17 vjetësh

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Eminem ka qenë njëri prej performuesve në edicionin e 92-të të Academy Awards që u zhvillua të dielën mbrëma në Dolby Theatre, në Hollywood të Kalifornisë.

Në vitin 2003, reperi e kishte fituar çmimin Oscar për këngën më të mirë me “Lose Yourself” nga filmi “8 Mile”, por asokohe nuk ishte i pranishëm për ta pranuar statujën.

Dhe duket se ai kishte vendosur të mos i ngelte borxh publikut duke e sjellë në skenë atë këngë tash kur kanë kaluar 17 vite.

Sidoqoftë, në fund të performancën, turma i dhuroi ovacione, ndërsa në një postim në Twitter, ai e ka falënderuar Akademinë që e ka ftuar sërish. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme