Eminemi u është kundëpërgjigjur kritikëve në një reklamë të re të printuar.
Pas lansimit befasues të projektit “Kamikaze” muajin e kaluar, reperi nga Detroit dhe labeli i tij, Shady Records, Aftermath Entertainment dhe Interscope realizuan një reklamë të printuar nga albumi i fundit.
Kjo reklamë që shfaq kopertinën e albumit është bërë të duket thua se shkruan “Për konsideratën tuaj”, e në fakt shkruan “Jo për konsideratën tuaj”.
Reklama në fakt është një goditje për kritikët, të cilët nuk e kanë vlerësuar lart albumin e Eminemit.
Përkundër kritikave, “Kamikaze” ka debutuar në vendin e parë në 103 vende duke shitur 434 njësi të albumit.