Në orët e para të mëngjesit, Eminem ka publikuar albumin e 11 në karrierën e tij.
Reperi Eminem ka nxjerrë në treg albumin e tij të 11, “Music to be murdered by”.
Ai nuk ka bërë asnjë paralajmërim se po nxjerr ndonjë album ose edhe ndonjë këngë, ndërsa ka zbuluar në Twitter se albumi tashmë është lansuar, shkruan Gazeta Express.
“Music to be murdered by” ka gjithsej 20 këngë dhe shumë bashkëpunime me artistë si Ed Sheeran, Royca Da 5’9, reperin e ndjerë Juice WRLD e Skylar Grey.
Albumi ka një kopertinë të inspiruar nga regjisori i famshëm Alfred Hichcock, dhe albumi i tij me të njëjtin titull dhe të njëjtën foto.
Reperi menjëherë ka filluar të kritikohet për disa tema të cilat i përqesh e i shan në këngët e tij më të reja.
Rasti i parë është ai me këngën “Unaccommodating”, ku ironizon me sulmin me bombë në koncertin e Ariana Grande në Manchester, ku mbetën të vdekur 22 persona.