Emini: Ka frustrim nga Franca që Kosova s’e ka miratuar Planin e Rritjes

Prishtinë | 14 Dhj 2025 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Politologia Donika Emini ka thënë që Franca është e frustruar që Kosova nuk ka arritur të miratojë Planin e Rritjes.

Përpos kësaj, sipas saj, ata janë të pakënaqur edhe me mënyrën se si Kosova i është qasur BE-së.

“Ka pasur frustrim nga ana e Francës në mënyrën se si Kosova i është qasur BE-së, dialogut, por edhe planit të rritjes, sepse në Francë ka frustrime që Kosova nuk ka arritur që ta miratojë këtë plan në Parlament, sepse nuk ka pasur një parlament legjitim”, ka deklaruar Emini në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Në anën tjetër, Italia është njëra ndër vendet problematike e cila ka dalë tash si vend problematik, e që është mirë që ka dalë, sepse dihet që bashkëpunimin ekonomik me Serbinë e ka të fortë”.

“Italia ka qenë njëra ndër vendet që ka hezituar që të vë sanksione apo masa të ngjashme me Kosovën për Serbinë”.

Të ngjashme