Partitë politike kanë hezituar të marrin pjesë në diskutimin rreth “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”, e organizuar nga NDI dhe USAID, raporton Ekonomia Online.
Markéta Gregorová aktiviste dhe politikane çeke si dhe anëtare e Parlamentit Evropian tha se paralementet ndërkombëtare duhet të përqendrohen te arsimimi dhe informimi i qytetarëve.
“Përveç çështjes së BE-së për mësimet e nxjerra për Kosovën është me rëndësi se çka mund të bëjnë parlamentet ndërkombëtare. Ato duhet të përqendrohen në arsimimin e qytetarëve, edhe nëse krijojmë ligjin më të mirë më botë nëse nuk i kemi të informuar njerëzit atëherë gjithçka do të jetë e padobishme”.
Drejtoresha e CiVIKOS, Donika Emini tha se ftesa për të marr pjesë në diskutim i kanë dërguar të gjitha subjekteve politike, derisa tha se është e rëndësishme pjesëmarrja e tyre.
“Kjo temë është me rëndësi për partitë politike sidomos kur procesi zgjedhor ka pasur shume ankesa për shkak të dezinformatave”.
Emini tha se i kanë dërguar ftesë subjekteve politike, po përveç VV-së të tjera nuk i kanë pranuar për arsye të angazhimeve tjera.