Bashkimi Evropian (BE) po tenton që të rikthej ndikimin që kishte në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Vizita e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, po vlerëson si një tentativë që unioni të marrë primatin në përfundim të këtij procesi.
Drejtoresha ekzekutive e Platformës “Civikos” Donika Emini në një intervistë për Ekonomia Online tha se BE-ja po bënë përpjekjen e fundit për të rikthyer kredibilitetin në dialogun ndërmjet dy shteteve.
“Vizita e Lajçakut, sikur ajo e Borellit në Kosovë është tentativë e BE-së për tu rikthyer në proces, një proces i cili i ka ik nga duart ka dy vite tashmë, dhe është një përpjekje e fundit politike të cilën BE-ja e bënë për të rikthyer vetën në proces për të rikthyer kredibilitetin e saj si fasilituese e dialogut”.
Mes tjerash ajo ka thënë se Lajçak në Kosovë po vjen në një situatë shumë të keqe kur ai nuk pranohet njësoj nga të gjithë krerët e shtetit.
“Mirëpo po Vjenë në një situatë shumë të keqe kur ai vet nuk pranohet nga të gjithë krerët e shtetit njësoj, kemi presidentin Thaçi i cili në mënyrë eksplicite veç ka refuzuar takimin me Lajçakun, për arsye ndoshta edhe valide për shkak që BE ka qenë asimetrike në raport me Kosovën dhe Serbinë”.
“…dihet shumë mirë që Kosova vazhdimisht është trajtuar si partneri më i vogël në dialog, më pak relevant edhe shumë vëmendje i’u është kushtuar Serbisë dhe potenciali i Serbisë për të shkaktuar konflikte në rajon por shumë pak është marrë me Kosovën”.
“Në anën tjetër kemi edhe procesin e liberalizimit të vizave i cili ka qenë një proces në të cilin padrejtësisht Kosovës 10 vite ju ka shtyrë ky proces dhe ende jemi duke luftuar për këtë dhe për të arritur në listën e bardhë të vendeve të BE-së, ku mundemi të lëvizim lirshëm, tha Emini për EO.
Më tutje ajo ka thënë se nuk do të vërehet ndonjë ndikim i madh i vizitës së Lajçakut për shkak se shihet një ndikim i madh i ShBA-së në proces, raporton EO.
“Në anën tjetër nuk shoh ndonjë ndikim shumë të madh të vizitës së Lajçakut për shkak se shihet një ndikim shumë i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proces dhe nuk besoj që raporti i forcave në këtë proces është simetrike dhe qartazi ambasadori Grenell dhe administrata e tashme e ShBA-së e kanë marr përsipër procesin edhe ka shumë gjasë që do ta qojnë deri në fund”.
Lajçak do të pritet në takime të ndara nga kreu i shtetit Hashim Thaçi, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti.
Në fillim të muajit prill të këtij viti, Miroslav Lajçak u emëruar si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.