Studenti anglez Matthew Hedges, i burgosur me burg të përjetshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe për spiunazh, është falur me efekt të menjëhershëm.
31-vjeçari nga Universiteti Durham, i mohoi akuzat, duke thënë se ai ka qenë duke bërë hulumtime.
Një gjykatë në Abu Dabi e shpalli atë fajtor ditë më parë, por sot është marrë një vendim tjetër, duke e falur atë.