Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të martën se do t’i ndryshojnë ditët zyrtare të punës gjatë javës për t’i bërë nga e hëna deri të premten duke filluar nga muaji i ardhshëm.
Agjencia shtetërore e lajmeve tha se nga 1 janari, punëtorët qeveritarë do të punojnë me orar për tërgjysmuar të premten, ditë e dalluar për myslimanët, ndërsa të shtunën dhe të dielën do t’i kenë pushim.
Deri tani, ditët zyrtare të punës në Emiratet e Bashkuara Arabe, njësoj si në një pjesë të madhe të Lindjes së Mesme, kanë qenë nga e diela deri te enjten, shkruan Associated Press.
Ky vendim përbën ndryshim të rëndësishëm, duke ua mundësuar institucioneve financiare të vendit që të punojnë sipas orarit perëndimor, gjatë të cilit më parë ato kanë qenë të mbyllura.
Në njoftim thuhet se ky ndryshim “kontribuon në rritjen e jetës familjare dhe arritjen e një hapi cilësor në performancën ekonomike të shtetit”.