Emisari gjerman: I takon Prishtinës të vendosë a është momenti për të aplikuar në KE, ne i ndihmojmë

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

I dërguari special për Ballkanin Perëndimor i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, ka thënë se shteti i tij do ta ndihmojë Kosovën në rast se aplikon për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës, por se kjo është në dorë të saj.

Pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Europës, Kosova mund të ketë shumicën që do të votonin pro anëtarësimit të saj.

“Gjermania e ka njohur Kosovën. Nënkuptohet që angazhohemi që shteti që e njohim të jetë i përfaqësuar në organizatat ndërkombëtare”.

Gjithashtu, Sarrazin ka thënë se është tepër e rëndësishme që BE-ja t’i përmbahet procesit të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se kjo nuk është vetëm integrim ekonomik, por mbi të gjitha bashkim me BE-në si një bashkësi vlerash”, tha Sarrazin për DW.

Të ngjashme