Emisari gjerman Sarrazin do të takohet edhe me presidenten Osmanin

Prishtinë | 27 Maj 2023 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, EULEX-in, KFOR-in dhe përfaqësuesit e komunitetit kosovaro-serb.

Kështu u bë e ditur në njoftim për media.

“Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, ndodhet në Kosovë. Ai do të takohet me Presidentin, Kryeministrin, EULEX-in, KFOR-in dhe përfaqësuesit e komunitetit kosovaro-serb”, thuhet në njoftim.

Emisari gjerman tashmë është takuar me komandantin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia.

Të ngjashme