Emisari gjerman shkon në UNMIK, Ziadeh: Dialogu e vetmja rrugë përpara

Prishtinë | 28 Shk 2024 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Caroline Ziadeh, është takuar sot me emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ziadeh ka treguar se me politikanin gjerman kanë biseduar për situatën aktuale një vit pas Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ziadeh që drejton zyrën e UNMIK-ut në Kosovë ka thënë se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme përpara.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh u takua me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke diskutuar situatën aktuale një vit pas Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se dialogu është e vetmja rrugë e mundshme përpara”, thuhet në njoftimin e UMIK-ut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme