Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me kryeministrin Albin Kurtin folën për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe përparimit në implementimin e marrëveshjeve të kaluara.
Më tej, emisari special i BE-së tha se ngjarjet e 24 shtatorit nuk mund ta ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë lidhur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, teksa theksoi nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit, raporton Ekonomia Online.
“Kemi dëgjuar me kujdes qëndrimet e Kurtit dhe brengat e tij për sa i përket situatës së sigurisë në veri të Kosovës dhe dua të them se sulmi ndaj PK-së nga individë të armatosur është përshkallëzim i qartë. I shprehëm ngushëllime kryeministrit Kurti dhe kemi dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit. E bëmë të qartë se të gjithë sulmuesit duhet të vijnë para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë dhe angazhim konkret në këtë drejtim”.
“Ngjarjet e 24 shtatorit e sqaruan qartë që de-eskalimi dhe normalizimi janë më urgjent sesa kurrë. Çfarëdo lloji kushtëzimi apo vonese është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet e dialogut”.
LEXONI EDHE: