Emisari i ShBA-së sot viziton Kosovën

Prishtinë | 10 Tet 2024 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Alexander Kasanof, do të vizitojë sot Kosovën.

Së gjatë kësaj jave do të ndodh kjo vizitë, pati bërë të ditur për Klankosova.tv nga një zëdhënës i Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Në përgjigje u tha se “emisari amerikan do të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarët e qeverisë”.

Kasanof pritet të takohet edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

Ndërkaq, Alexander Kasanof ka qenë për vizitë edhe në Beograd, ku ka zhvilluar takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Të ngjashme